Policia i identifikon të dyshuarit të cilët e sulmuan Valon Sylën, pritet arrestimi i tyre

Policia e Kosovës i ka identifikuar të dyshuarit të cilët këtë mbrëmje e kanë sulmuar fizikisht, gazetarin, Valon Syla.

Siç, mëson Dukagjini, të dyshuarit pritet të arrestohen së shpejti.

Ndryshe, gazetari Valon Syla, u sulmua pasi doli nga mediumi T7, sipas tij, për shkak të disa komenteve që i ka bërë për një klerik fetar.

Pas sulmit ai u trajtua në QKUK, dhe vetë ai tha se lëndimet ishin të lehta. Sulmin ndaj tij e kanë dënuar partitë politike, gazetarët e shoqëria civile.

Lexo edhe:  Rrokulliset me traktor një 42-vjeçar në Skenderaj, dërgohet në spital