Reagon Bedri Krasniqi pas shpalljes së akgjykimit: Luani i Ballkanit fitoi një betejë…lufta vazhdon

Bedri Krasniqi është liruar sot nga akuza për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një të Kosovës.

Krasniqi ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit. Ai fitoren ia ka dedikuar dy avokateve të tij, njëra prej të cilave tash është e ndjerë.

“Këtë fitore ia dedikojë Tetuta Çaushit avokates së ndjerë dhe avokates të tanishme, Drita Sopit”, ka thënë ai për Nacionalen nga burgu ku vuan dënimin pë vepra të tjera.

Ai tutje veten e ka konsideruar si luan i Ballkanit.

“Luani i Ballkanit fitoi një betejë, nuk jam lodhur dhe do t’i fitojë edhe betejat tjera, lufta vazhdon”.

Ndëra ka thënë se “nga të gjitha akuzat jam i fajshëm vetëm për “arjmëmbajtje pa leje””.

Ndryshe, gjykata e ka shpallur fajtor Arben Dizdarin për veprën penale vrasje dhe është dënuar me tetë vite burgim, dënim ky që do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues Arben Hoti.

Sipas aktakuzës, më 23.3.2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

Më tutje theksohet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër personave që gjendeshin në të, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilët kishin qenë në detyrë.

Zyrtari i Policisë së Kosovës Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut Ramë Zeneli, kishin pësuar lëndime si rezultat i plumbave të shkrepur.Sipas, aktakuzës së EULEX-it, të akuzuarit me qëllim kishin rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë të cilët ishin në automjete që vinin pas veturës së UNMIK-ut, si dhe këto dy vrasje.

Lexo edhe:  KFOR-i ende po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ta dërguar ushtrinë në Kosovë