I vendosi këmbët në dritaret e Golf 2-shit, Policia dënon me 60 euro kosovarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me 60 euro një qytetar, pasi që ai ka ekspozuar këmbët në dritaren e një veture që ka qenë duke lëvizur.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në autostradën Bresje-Veternik.

“Ekspozim i pjesëve të trupit, këmbët, jashtë mjetit në lëvizje! Njësia për kontroll të autostradave ka arritur që të identifikojë kundërvajtësin ku shihet duke ekspozuar pjesë të trupit, këmbët jashtë mjetit në lëvizje, ndaj të njëjtëve është shqiptuar gjobë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  ‘’Shkuam ta shihnim teksa flinte, e gjetëm të vdekur ‘’ – Rrëfehet vajza e veteranit që u vra në Francë