Raportohet se një 26 vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë

Një ngjarje e tmerrshme dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Siç raporton Sinjali, një 26 vjeçar e ka dhunuar një vajzë të moshës 9 vjeçare.

Viktimë është një 9-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh duke mos dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës i shkon në shtëpi 24-vjeçarit, e arrestojnë për armëmbajtje pa leje