Qytetari e shkrep armën në rrugë pastaj e merr avokatin dhe paraqitet vetë në Polici: E bëra në shenjë gëzimi

Dje u raportua për disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar mbrëmë pas mesnatës te rrethi i Graçanicës. I dyshuari gjatë ditës së sotme është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari bashkë me avokatin e tij mbrojtës kanë shkuar në stacionin policor në Graçanicë, ku edhe kanë dorëzuar armën që dyshohet se u përdor në rast.

Para hetuesve policorë, i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, por që sipas tij kjo nuk ka pasur të bënte asgjë me personin që denoncoi rastin, pasi që të njëjtin ka thënë se nuk e njeh.

33-vjeçari ka deklaruar se të shtënat në ajër i ka shkrepur në shenjë gëzimi për një ngjarje të caktuar dhe jo me qëllim që të frikësojë apo të kërcënojë dikë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Një nga ushtarët më të rinj të UÇK-së, Arton Smajli, viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Liria jonë është burgu i tyre