Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.

Nganjëherë vranësirat do të marrin karakter zhvillime dhe lokalisht pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe lokalisht me vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokal priten në disa vise kontinentale të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe disa vise në Luginën e Preshevës.

Edhe e premta jo aq e nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale si dhe me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Në viset bregdetare më nxehtë

Nga e shtuna përmirësim i motit dhe pritet të jetë kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat shënojnë rritje graduale./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Policia e kap një shofer duke vozitur 236km/h në autostradë, ia bën "bajat"