Lajm i mirë për bujqit që u dëmtuan pas vërshimeve: Qeveria ndan afër 3 milion euro për kompensim

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë në periudhën janar-nëntor të vitit 2022, si pasojë e motit të ligë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të martë, përcjell Jepi zë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, para kabinetit qeveritar bëri të ditur se nga kjo do të përfitojnë fermerët e 22 komunave të prekura.“Gjatë këtij viti fermerët janë përballur me mot të ligë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë.

Për kompensimin e dëmeve në vlerë prej 2 milionë e 826 mijë e 464 euro, do të përfitojnë fermerët e 22 komunave të prekura, ndërsa vlera totale e kompensimit të këtyre dëmeve do të jetë 82 për qind e vlerës totale të kërkuar nga fermerët”, tha Murati.

Do të përfitojnë mbështetje fermerët nga 22 komuna të Republikës së Kosovës e që janë: Komuna e Deçanit, Drenasit, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Istogut, Junikut, Kamenicës, Leposaviqit, Lipjanit, Malishevës, Mitrovicës, Novobërdës, Komuna e Obiliqit, Pejës, Podujevës, Prishtinës, e Rahovecit, Shtimes, Skënderajt, e Vitisë dhe Komuna e Vushtrrisë.

Lexo edhe:  Konflikt mes çiftit në Ferizaj, burri e bën gruan për spital – vet përfundon në pranga