Qeveria jep dritë të gjelbër që të investohen 45 milionë euro në Mitrovicë dhe Vushtrri

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvendin e Kosovës vendimin për shpalljen e kompanisë ‘Moxico Luma Kosova Mining L.L.C’ – Investitor Strategjik i Kosovës.

Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për konfirmimin e vullnetit të Qeverisë së Kosovës për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës të vendimin e Qeverisë Nr. 13/50 të datës 21 dhjetor 2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues ‘Moxico Luma Kosova Mining L.L.C’”, thuhej në propozim-vendimin e qeverisë.

Propozimi është miratuar me shumicë të votave në mbledhjen e qeverisë.

Kapitali i investimit strategjik është 45 milionë e 80 mijë e 383 euro, për një periudhë pesë vjeçare, ndërsa investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.

Propozimi për shpalljen e kësaj kompanie “investitore strategjike” ishte realizuar për herë të parë në vitin 2020 nga Qeveria Haradinaj.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Mitrovicë, po barte 21 emigrantë në veturë