Naim Abazi ‘denoncohet’ se ka filluar mbindërtimin në mbindërtim, reagon këngëtari

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” kanë publikuar fotografi nga shtëpia e Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, duke u shprehur se janë duke bërë mbindërtim pa leje.

“Telebingo Naim Abazi ka fillu mbindërtimin në mbindërtim”, janë shprehur në postimin e tyre.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar Naim Abazi, duke thënë se nuk ka ndërtim pa leje, por po e rinovojnë kulmin i cili iu është djegur.

“Jo për Zotin nuk ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë, besoj e keni pa. Tash fillon dimti dhe nuk ke qare pa e vendos kulmin. Kështu është që 24 vjet, kështu e kam blerë me 2006 dhe veç po ia hekim të djegurin e po ia vendosim të riun”, është shprehur ai.

Dikush nga banorët ka publikuar një tjetër foto ku pretendohet se po bëhet mbindërtim dhe Naimi nuk po e thotë të vërtetën.

Nga ana e inspektoratit komunal nuk ka ende ndonjë reagim, duke e lënë të paqartë nëse punimet janë në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhe:  Djali i Hysni Gucatit: S'ka festë për ne që nga dita kur u arrestua babai