Qeveria jep detaje: Kaq ditë mund të qëndrojnë qytetarët jashtë Kosovës pas heqjes së vizave

Sot Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas kësaj arritje, në mesin e shumë reagimeve zyrëtare, është edhe reagimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka dhënë edhe disa detaje nga ky proces, raporton Gazeta Sinjali.

Në reagimin e tyre në Facebook, thuhet se qytetarët e Kosovës kanë drejtë të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante”, shkruhet ndër tjera.

Lexo edhe:  Hajnat vjedhin para, cigare e stoli në një lokal në Prizren – dëmi gati 10 mijë euro