Pas sherrit me Cllevion, zbulohet befasia e madhe e Noizyt

Ka disa ditë që janë bërë temë e mediave rozë rasti i Noizyt dhe Cllevios.

Ishte Noizy ai i cili kishte ngritur padi kundrejt Cllevios pasi që i njëjti ka kërcënuar atë dhe babain e reperit nga TikTok-u.

Mirëpo, me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Noizy tregoi se ka tërhequr padinë.

Pas këtyre lajmeve, ne zbuluam një lajm të madh për fansat e tij.

Burime të Indeksonline pranë reperit mësojnë se ai do të sjellë koncertin “Alpha Show” në Zvicër. Ky koncert pritet të mbahet në muajin qershor dhe do të performojnë edhe shumë yje të tjerë të njohur të muzikës.

Lexo edhe:  Don Xhoni flet pas intervistimit nga Prokuroria e Shtetit