Mbërrin një tjetër zarf në shtëpinë e Big Brother Vip dhe jep lajmin e mirë banorëve

Në shtëpinë e Big Brother Vip ka mbërritur një zarf i bardhë, ku iu është dhënë lajmi i mirë banorëve. Ato kanë mundësinë që të realizojnë një koncert me ndihmën e orkestrës së Top Channel.

Detyra e secilit banorë është që të përzgjedhin këngët që ata dëshirojnë që të këndojnë dhe t’i tregojnë në dhomën e rrëfimit.

Vëllai i Madh do i mundësojë tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë.

Nga ana tjetër, Jori Delli ka si detyrë që me të gjithë djemtë e shtëpisë, të zgjedhë një këngë, të cilën do ta kërcejë duke krijuar një koreografi.

Lexo edhe:  Lumbardhi pyetet për Albyn: S’më pengon e kaluara e saj, e ka ushqyer familjen me atë punë