Rina Balaj provokon me fotografitë e fundit, ndryshon pamjen

Rep-artistja shqiptare, Rina Balaj, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo vetëm në Instagram numëron 368 mijë ndjekës, për të cilët publikon postime të llojllojshme.

Bukuroshja së fundmi ka prezantuar ndryshimin e ri në dukje, nga flokë kuqe në ngjyrë kafe.

E njëjta po ashtu ka pozuar me një kostum të shkurtër mëndafshi, i cili është i kombinuar me disa rripa ngjyrë argjendi.

Komplimentet gjithashtu kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit në këtë rrjet social, duke e përgëzuar për këtë.

Lexo edhe:  Deputetja e Guxo kundër Qeverisë Kurti: Mësimdhënesve duhet t’u ekzekutohen pagat