Qesharake: Futbollistët e Fushë Kosovës festojnë në “Shisha Bar” pasi e fituan një lojë

Fushë Kosova sot pas fitores ndaj Ulpianës në Ligën e Parë të Kosovës, ka festuar tre pikët në një Shisha Bar.

Lojtarët kanë publikuar një foto ku shihet qartë ambienti që i rrethon dhe që për futbollistët profesionist këto vende nuk janë të preferuara.

Foton e ka publikuar në Facebook njëri nga anëtarët e kryesisë.

Rregullat e FFK-së ndalojnë veprimet e tilla. Madje një futbollist ishte dënuar më herët. Kishte ndezur cigare para ndeshjës.

Ishte ish futbollisti i Kosovës, Oso Gjinovci, që u përjashtua pas fotografisë me cigare.

Lexo edhe:  Serbët e ‘shkatërrojnë’ skuadrën shqiptare, reagon Shaip Kamberi