Fiton 235 mijë euro në javë por shikoni çfarë telefoni përdor Muller

Thomas Muller është një prej futbollisteve më të mirë gjerman në dekadat e fundit.

Sulmuesi i Bayern Munchenit fiton 235 mijë euro në javë por çuditërisht jeta e tij është shumë modeste.

Së fundi bashkëlojtari i tij, Leon Goretzka ka postuar një video në Instagramin e tij. Ai ka filmuar Muller gjatë drekës për të zbuluar para fansave se çfarë celulari përdor futbollisti gjerman.

Goretzka: “Po celulari?”

Muller: “Është koha për një të re.”

Goretzka: “A funksionon akoma?”

Muller: “Po, por bateria shpesh nxehet dhe dora ime është e nxehtë ndërsa flas me dikë.”, ishte biseda mes miqëve.

Lexo edhe:  Përleshen fizikisht pas ndeshjes futbollistët e Gjilanit dhe Dritës