Presidentja Vjosa Osmani lirohet nga spitali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali dhe detyrat po i kryen nga banesa e saj.

Këtë për Klan Kosovën e ka bërë të ditur Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, i cili ndër të tjera tha se presidentja po e vazhdon terapinë.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liru nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, thuhet në njoftimin e zyrës.

Kupina edhe dje për Klankosova.tv tha se gjendja shëndetësore e Osmanit është e mirë dhe se pritej që rikuperimi të vazhdonte në banesën e saj.

“Gjendja shëndetësore e Presidentes Osmani pas ndërhyrjes është shumë e mirë dhe ajo vazhdon trajtimin post operativ në spitalin e njëjtë. Presidentja pritet ta vazhdoj rikuperimin në banesën e saj në Prishtinë pasi mjekët të lirojnë atë nga kujdesi spitalor” u shpreh Kupina.

Lexo edhe:  Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit Sitnica