Qerkinaj: Mos i quani të pagjeturit të zhdukur se edhe lotet na janë tharë duke qarë që 24 vite

“Expose” prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte në Kanal10 rrëfimin e Bajram Qerkinajt nga Qendra Burimore për Personat e Pagjetur.

Në këtë dokumentar është pasqyruar puna e këtij komisioni në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe rolin e tyre.

E ajo që më së shumti po i vret sot familjarët e të pagjeturve, është fakti se ata po trajtohen si të zhdukur, term ky të cilin e quan të gabuar.

Ai kritikon edhe përfaqësuesit e shtetit që kanë dialoguar ndër vite me Serbinë, pa praninë e familjarëve të pagjeturëve dhe mos parashtrimin e kërkesave në mënyrën adekuate.

“Çka është edhe një diçka që po na vret veshin mua dhe familjarët, herë thonë të zhdukur e herë të pagjetur, nuk ka një gjë që zhduket e cila kërkohet. Kam punuar në analiza të plumbit, u dashke me dhënë rezultatin 60% do të thotë sendi i zhdukur ja u avullu ja u flusku u humb, mani more, e din që ta ka marrë e masakru, e din që ka dokumentacion edhe me thënë u zhduk, ja, o mos e përmendeni fjalën i zhdukur por të pagjetur, dy djepa i kam në Mitrovicë që janë marrë në prehërin e nënave, a janë zhdukur a? Nuk mund të gjejë gjuhë sa janë largë të afruar ndaj familjarëve, me nuk kemi lotë e as gjakë, sepse nau kanë përzi që 24 vite ne tu qatjë dhe nuk na din hallin. Nuk të ndalë as kush me i kërku ata, krejt bota të përkrah me i kërku. Por edhe Sllobodani me u ngjallë duhet me i thanë ku i ke lanë o i poshtër sepse kë bërë krim e masakër? Pse nuk e quan asnjëherë një familjarë të pagjetur në Bruksel, a e kanë përmend ndonjëherë në Bruksel, se ku i kanë dërguar të pagjeturit, me këtë datë i keni masakruar dhe i keni çuar 400km, ku I keni lënë? A e keni dëgjuar të kenë thënë kështu ndonjëherë në Bruksel, jo, a e kam dëgjuar unë, jo”, tha Qerkinaj për Expose

Lexo edhe:  U aksidentua me veturë bashkë me shokun e tij, ky është i riu nga Prizreni që humbi jetën

VIDEO