“Qa po sillka more kjo”, “raport për media”, koleget qeshin e komentojnë derisa infermierja dhunon të moshuarën

Një rast i rëndë ka ndodhur në një qendër të të moshuarve në qytetin e Pejës ku një nga infermieret ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare, ndërsa koleget e saj qeshin e shikojnë.

Në video dëgjohet njëra nga infermieret duke thënë “qa po sillka kjo”, ndërsa një tjetër duke thënë “raport për media” për videon që filmohet derisa infermierja ushtron dhunë, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy punëtore të kësaj qendre, ndërsa nuk dihet nëse policia ka intervenuar për t’i intervistuar edhe të tjerat që kanë filmuar e nuk kanë ndërhyrë në këtë rast.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë veprimet e policisë

Lexo edhe:  Kjo është Kryesia e re e LDK-së