Pacolli për vrasjen e Liridonës: I zhgënjyer nga njerëzit e paskrupullt që s’kanë respekt për tragjedinë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se ndjehet i zhgënjyer nga keqpërdorimi i tragjedisë së Liridona Ademajt.

Në një reagim në Facebook, Pacolli shkruan se “disa njerëz faqezinj, përmes ekranit dhe platformave mediatike, mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta”.

Ky është reagimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit,  për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike  mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin). Këta njerëz  u shkaktuar dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Këta  duhet të përgjigjen para drejtësisë!

Lexo edhe:  46-vjeçari vdes befas në restorant, pronari s’e njihte (VIDEO)