Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot do të ketë shtim të vranësirave të cilat në orët e pasdites do të kushtëzojnë reshje kalimtare shiu, shqote e bore. Në zonat më të ulëta prite kryesisht riga shiu e pak më lart shqote dhe ndonjë fjollë bore e në viset kodrinore-malore fjolla bore. Reshjet nuk do të zgjasin shumë. Temperaturat pritet të luhaten nga -4 deri në 5 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave e pasdite edhe reshje e rrebeshe shiu. Reshje shqote e bore priten në veri, lindje dhe juglindje dhe atë kryesisht në zonat kodrinore-malore. Reshjet do të jenë kalimtare.

Reshje kalimtare shiu, shqote e bore nesër pritet të ketë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Sasia e reshjeve do të jetë o vogël.

Nga e hëna na pret mot më i ngrohtë, me vranësira, intervale kohore me diell e ndonjëherë edhe riga lokale afathkurtra shiu e ndonjë fjollë sporadike bore në zonat paksa më të larta, por në përgjithësi reshjet do të jenë krejtësisht të pakta dhe afatshkurtra deri të enjten kur priten reshje intensive shiu e pastaj edhe reshje lokale, kalimtare bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Raportohet se 19-vjeçari ka vdekur pasi u ther me thikë në kufirin Serbi-Kroaci