Punëtori i KEP bankës në Mitrovicë të Veriut kërcënon vëllain e klientes që mori kredi 1 mijë euro

Vonesat e pagesës së kësteve të kredive mund të ndodhin për shkak të rrethanave të paplanifikuara të klientëve.

E për institucionet financiare aplikojnë kamatat për kredimarrësin për çdo ditë vonese. Por kështu nuk zgjodhi të veprojë punonjësi i një banke në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtari i bankës KEP dyshohet se ka kërcënuar vëllain e një klientes e cila kishte marrë kredi në vlerë të 1 mijë eurove në bankën në fjalë

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se 29-vjeçari ka pranuar mesazhe kërcënuese nga punonjësi i bankës, ani pse sipas tij nuk ka fare të bëjë me borxhin e motrës së tij.

I dyshuari ende nuk është intervistuar, mirëpo me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për të riun që vuan nga leukemia akute