Publikohet për herë të parë dëshmia e Naim Murselit: Tradhëtia ishte motivi i vrasjes

Për vrasjen që tronditi vendi është aluduar për disa variante se përse mund të ketë ndodhur ky akt makabër. Ndër to, ishte përmendur një sigurim shëndetësor nga shteti suedeze prej ku jetonin çifti me dy fëmijët e tyre.

Naim Murseli, për të cilin ishte raportuar se fillimisht kishte pranuar vrasjen, pastaj kishte deklaruar se nuk është në gjendje të flas, së fundmi ka dhënë një arsye pse sipas tij u vra Liridona.

Ai tani po pretendon se “tradhtia” ishte motivi i vrasjes.

“E ndjera ishte një nënë e mrekullueshme, mirëpo si person ishte temperamente dhe nuk tregonte aspak respekt në shtëpi ndaj meje… nuk isha i lumtur me të… bashkëshortja ime më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi”, ka deklaruar ai para trupit gjykues përcjell Insajderi.

Ndërkohë, janë publikuar pjesë edhe nga dëshmia e dorasit, Granit Plavës.

Ai konfirmon se për vrasje e kishte angazhuar Naim Murseli teksa shton se kishte një vit që po e luste ta kryente aktin.

“Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30 mijë euro pasi ta vrasim këtë grua”, deklaron ai.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të parë se deri ku ka shkuar hetimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Prellovc të Skenderajt, policia zbulon arsyjen