Policia e Kosovës kap 59 kilogramë marihuanë në një shtallë në Skënderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:20, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajt, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit E.A., 28-vjeçar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 59 kilogram e 973 gram marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.

Policia tha se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.

“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë”, tha Policia.

Lexo edhe:  I riu që po kërkohet nga Policia për të shtënat me armë në Gjakovë është djali i ish-policit