Publikohet fotoja: Ky është 17-vjeçari që u ther për vdekje në Viti

Një 17-vjeçar ka vdekur në Viti, si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani bëri të ditur se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes.

Se

Deputetja e VV-së,  Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka publikuar foton e personit që ka ndërruar jetë.

“Thellësisht e prekur në shpirt për humbjen e jetës tragjikisht të Blertonit 16 vjeçar, pas një zënke të ndodhur mbrëmë mes të rinjëve, Blertoni është qëlluar me thikë dhe si pasojë ka vdekur. Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjeni forcë ta përballoni këtë humbje të madhe“, shkroi ajo.

Lexo edhe:  Paralajmërohet rënie e temperaturave dhe stuhi me rrebeshe shiu e breshëri