Aksident i rëndë mes trenit dhe një veture në Drenas, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme mes një veture dhe një treni.

Rasti ka ndodhur në fshatin Baic të Drenasit rreth orës 06:40.

Një lexues i Insajderit ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve një person ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht nuk raportohet për të vdekur.

Ndërsa, shihet se ka edhe dëme materiale.

Lexo edhe:  Vidhen mijëra euro e armë në një shtëpi në Gjakovë, zbulohen hajnat