Të shtëna me armë në një aheng në Vushtrri, kryefamiljari përfundon në Polici

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.

Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person dje në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku po mbahej një aheng familjar në oborrin e një shtëpie, ku u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, kryefamiljari ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët.

Posa Policia u njoftua për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është sekuestruar arma e përdorur, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj secilit veç e veç është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo edhe:  "Me njërin nga ta ka pasur probleme", flet vëllau i boksierit mitrovicas që u vra në Gjermani