Tre persona rrihen keq mes vete në Mitrovicë, përfundojnë në spital

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një ngatërresë u përfshinë dje edhe disa të rinj në Mitrovicë, të cilët dyshohet se u rrahën keq mes vete.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Afrim Zhitia’, teksa motivi që i shtyu drejt përleshjes dyshohet të jetë një konflikt verbal mes vete.

Tre të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia.

Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë: 2 persona përfundojnë në spital, dy Golf 2-sha bëhen "kërrsh"