Publikohet dokumenti, babai i Dejona Mihalit i deklaruar me kombësi greke

E shumëpërfolura apo e forta siç njihet në publik e Vetëvendosjes, Dejona Mihajli, e për të cilën ish-funksionar të VV-së kanë deklaruar se e kontrollon grupin parlamentar të partisë më të madhe në vend, po del të ketë kombësi greke, të paktën nga ana e babait.
Që ajo ka kombësi greke pati deklaruar javë më parë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, shkruan Lajmi.net,.

Tetë ditë më vonë, pretendimet e Musliut i vërteton një dokument të cilin e ka publikuar Paparaci.

Kjo funksionare e partisë në pushtet është vajza e një nënshtetasi shqiptar me kombësi greke, tregojnë të dhënat nga regjistri i gjendjes civile në Tiranë, Shqipëri.

Të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, të cilat i ka siguruar Paparaci, tregojnë se Aleksandër Mihali, babai i Dejona Mihalit, është i deklaruar me kombësi greke pranë autoriteteve shqiptare.

I lindur në Tiranë, Aleksandër Mihali është i deklaruar si pjesëtar i komunitetit grek në Shqipëri, tregon dokumenti. Emri i gjyshit të Dejona Mihalit, bazuar në dokument, figuron të jetë Leonidha. Emri i gjyshës: Figalia.

Nëna e Dejona Mihalit quhet Lindita Mihali. Ajo, pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri është e deklaruar me kombësi shqiptare.

Njëjtë është deklaruar edhe Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është deklaruar me kombësi shqiptare, tregojnë të dhënat pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri.

 

Në letërnjoftimin e Dejona Mihalit, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, nuk janë të deklaruara vendlindja dhe nacionaliteti i saj. Nuk është i ditur as qyteti i saj i lindjes.

Në këtë dokument, Mihali ka vendlindje “të panjohur”, qytet të lindjes “të panjohur” dhe një zbrazëtirë te “nacionaliteti”.

Dejona Mihali është pjesë e të ashtuquajturit “Grup i Tiranës” në Lëvizjen Vetëvendosje. Pjesë e këtij grupi janë eksponentë në zë në LVV, të cilat kanë prejardhje nga Shqipëria. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti: Elvis Hoxha dhe Hysamedin Feraj.

Lexo edhe:  Për dy muaj 116 mijë kërkesa për t’u pajisur me pasaportë, rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri

“Grupi i Tiranës” ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e opozitës në Kosovë, sidomos të atyre me prirje ideologjike kosovocentrike. Njëri prej tyre, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka cilësuar “të papranueshme” komentet e tyre politike ndaj aleatëve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se Mihali dhe pjesa tjetër e “Grupit të Tiranës” kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit.

“Si është e mundur, që sot të më duhet të mbroj trupat e KFOR-it në Kosovë, që janë trupa në anën e Kosovës dhe popullit të saj, si mund me kaq lehtësi të sulmojmë publikisht sjelljen e aleatëve tanë kryesorë. Është e papranueshme, s’e pranon as LDK as qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku, në një intervistë për RTK-në disa muaj më parë.