Arrestohen dy policët malazezë për rrahjen e profesorit shqiptar

Janë arrestuar dy policët kufitarë malazias të cilët keqtrajtuan dhe rrahën shtetasin shqiptar, Petraq Milo, në janar të këtij viti, shkruan Insajderi.

Kështu mësoi jozyrtarisht transmetuesi publik malazias.

“Ushtruesi i detyrës së prokurorit në ZDT në Ulqin, siç mësohet jozyrtarisht, ka urdhëruar arrestimin e dy policëve të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan, në të cilën ndodhi keqtrajtimi i një shtetas shqiptar. Në fjalë, siç mësojmë, janë policët D.Š. dhe NB”, thuhet në njoftimin e televizionit publik të Malit të Zi.

Lexo edhe:  Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet