Pse ‘shkatërruesi i shtetit’ u takua me të ‘zotin e një shpie budallësh’? Përgjigjet Haradinaj

‘Shkatërruesi i shtetit’ siç e ilustron Vetëvendosja, Haradinaj, pra sot ishte në takim me të zotin e një ‘shtëpie budallësh’ – siç e ilustron Haradinaj, Vetëvendosjen.

Ai tregoi sonte për Periskopin pse veproi kështu.

“Shiqo, prej dëshirës nuk besoj që Kurti na kish ftu. Unë nuk mërzitna cka thotë VV. Se ma s’pari e di kush janë, edhe s’ua la mangu. A din si ai që çohet në mëngjes, thotë ‘qashtu iu koftë edhe juve’. Qysh e lypin ua kthej.

Telashja është pak ma ndryshe ku jemi sot. Nëse ka mobilizim të madh ndërkombëtar, nuk është problem më kush është Kurti po kush është Kosova o vëlla”, thotë Haradinaj.

“I retarduar, ka probleme mendore”, Bislimi kokën ulur e pa disponim gjatë takimit me ofenduesin e tij, Haradinajn
Ai thotë se edhe më tutje qëndron prapa cilësimeve të tij, se qeverisja e VV-së është ‘një shpi budallësh’ dhe në dyshimet e tij të ngritura së fundmi publikisht se pse Kurti ishte i vetmi i burgosur që dha intervistë për media sa ishte në burgun e Serbisë.

“Kurti e kupton që duhet të bashkëpunojë me të gjithë, është process ma I gjanë, nuk është proces vetëm i Vetëvendosjes dhe Kurtit, është proces i të gjithëve, është rajonal, botëror e global se këtu kemi të bëjmë edhe me NATO-në me sigurinë.

Kurti me qejf ndoshta nuk na kish ftu, po nuk është punë qejfi këtu. Në vendimet që ai me na ftu ne besoj që kanë ndikim edhe aleatët e sigurisë, janë cështje që janë ekipë, kush e bën dialogun? Amerika, Evropa, Kosova, Serbia pastaj roli i të tjerëve.

Nuk mundet Kurti ku janë gjithë këta akterë me peshë ai me nejtë vetëm”, thotë ai.

Lexo edhe:  Rreth 25 mijë familje në Kosovë jetojnë me 1,13 euro për anëtar në ditë