Si ndodhi vdekja e të riut në duart e policisë (VIDEO)

Besar Bajraktari, gazetar nga Tirana tregoi se si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari Lear Kurti.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai sqaroi se e gjitha kishte nisur pak momente para mesnatës së të mërkurës kur policët kishin një kontroll blic ku kishin kërkuar që Kurti t’ua prezantonte dokumentin identifikues. Ai ishte larguar me vrap dhe pas 200 metrash policia e ka ndaluar. Si arsyetim i ikjes i riu kishte thënë se e kishte pasur faktin që me vete kishte pasur lëndë narkotike.

Bajraktari më pas sqaron se sipas deklaratave të efektivëve të policisë, ata janë drejtuar te komisariati numër 3 dhe se gjatë gjithë rrugës i ndjeri kishte shfaqur shenja të rënduara shëndetësore dhe deri sa kanë mbërritur gjendja e tij është rënduar.

“Të paktën sipas policisë dhe të dhënave zyrtare, ata kishin kërkuar ndihmën e urgjencës, por duke qenë se autoambulanca ishte vonuar, ata e kanë marr të ndjerin në kushte të rënduara shëndetësore që ndodhej për ta dërguar te spitali ushtarak”

“Me të mbërritur në spitalin ushtarak, mjekët nu kanë mundur të ndërhyjnë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte edhe më e rënduar dhe fatkeqësisht kishte ndërruar jetë”

“Kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim popullor në Shqipëri”, ka deklaruar për Klan Kosova gazetari Bajraktari.

Lexo edhe:  Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë