Pronari i autosallon “Muja” denoncon dy vëllezër në Polici, raporton se e mashtruan për tri vetura që i morën

Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët përfitojnë kundërligjshëm duke mashtruar. Ndonëse arrijnë të kapin para apo gjësende me vlerë, të tilla veprime i fusin në telashe me ligjin. Për një rast të tillë, që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast dhe objekt hetimi janë dy vëllezër, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është denoncuar të mërkurën nga pronari i një auto salloni, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke pretenduar se është mashtruar nga dy persona, për disa vetura.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për auto sallonin “Auto Muja”, drejtori i të cilit ia ka denoncuar dy vëllezërit, të cilët sipas tij i kanë marrë tri vetura nga biznesi i tij dhe nuk i kanë kryer obligimet ashtu siç janë marrë vesh.

Sinjali mëson se si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe intervistimin e personave të cilët dyshohen se janë përfshirë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se njëri prej vëllezërve të dyshuar është intervistuar nga hetuesit policorë, ku ka dhënë dëshmi për denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Lexo edhe:  Arrestohen dy gra në Rrugën C në Prishtinë, kërkoheshin me urdhër të gjykatës