Pritje deri në 2 orë te Dheu i Bardhë dhe gjysmë ore në Merdare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, të publikuar në ora 12:43, në dy pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdon të ketë kolona.

Te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 1500 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë për të hyrë në Kosovë zgjat deri 2 orë, ndërsa në Merdar kolonat arrijnë deri 150 metra, qytetarët në këtë pikë po presin deri 30 minuta.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim.

Lexo edhe:  Me pamjet nga Rezniku i Vushtrrisë, Kurti kujton civilët e vrarë në këtë fshat nga forcat serbe