“Kosovarët vitin e ardhshëm do të udhëtojnë pa viza”

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka shprehur optimizmin se në janar të vitit 2024 kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave.

Ai premtoi se gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare.

“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, tha ai për Radio Televizionin e Kosovës.

Wesretlund tha se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Gjatë kësaj interviste, Wesretlund tha se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes.

Lexo edhe:  Bie çmimi i naftës - Kaq kushton një litër në 24 orët e ardhshme