Behgjet Pacollit i vdes motra: Tani shko shijo bukurinë e Parajsës…

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka ndërruar jetë motra e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku edhe ka postuar një fotografi të të ndjerës

Ky është njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot u nda nga jeta motra jonë e dashur, Mirvetja.

Motër e dashur, në këtë moment të dhimbshëm, ne na mbete të kujtojmë sebashku momentet e bukura që kemi kaluar me ty, duke u frymëzuar nga gjithçka qe ke bërë për ne.

Pas të gjitha sakrificave tua në këtë jetë, tani ti shko në qetësi në jetën e amshme dhe shijo bukurinë e Parajsës për të cilën ke punuar me aq zell, përkushtim dhe dashuri.

Ne ketu do të vazhdojmë të jetojmë sipas mësimeve tua, të bashkuar, në harmoni familjare dhe do të kujdesëm për çdo gjë që të ecim përpara ashtu si ti ke këshilluar dhe ke deshiruar.

Allahu të mëshiroftë, motra ime e dashur

Lexo edhe:  Dy femra rrahën mes vete për një djalë në Ulqin: “Pse po ma kqyre frajerin”