Prishtinë: Një person raporton se vetura e tij në lëvizje u godit nga një predhë e armës  

Një person ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje, nga një drejtim i panjohur, automjeti i tij është goditur nga një predhë e armës.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITSHËM- Rr. Tirana, Prishtinë / 24.03.2024-19:40. Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore.”

Lexo edhe:  Këta janë pesë të arrestuarit për rrahjen në qendër të Prishtinës, dy prej tyre u therën me thikë