Zbulohet identiteti i taksistit që dyshohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në Mitrovicë

Gazeta Sinjali dje raportoi për një rast të ngacmimit seksual që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, ku një 26-vjeçar dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë të moshës 19-vjeçare.

I dyshuari i cili kryen veprimtarinë e taksive u arrit që të identifikohej, me ç’rast është arrestuar nga Policia.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi që dyshohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren është Bajram Sadiku, 26-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë rasti ka ndodhur brenda veturës me të cilën i dyshuari kryen shërbimet për taksi, ndërsa viktima ishte kliente që po udhëtonte.

Sipas burimeve, Sadiku fillimisht nuk ia kishte ndalur veturën viktimës në vendin ku ka pasur të shkojë vajza dhe më pas është ulur mbrapa afër saj, me ç’rast e ka sulmuar seksualisht.

Përballë kësaj situate, vajza ka arritur të largohet nga vetura dhe e ka denoncuar menjëherë rastin në Polici. Si rezultat i raportimit, Policia ka ndërmarr veprimet hetimore, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar dhe veturën me të cilën ai vepron.

I dyshuari 26-vjeçar është shoqëruar në stacion për intervistim, ku para hetuesve policorë ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulmi seksual’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim