Prishtinë: 27-vjeçarja në hall nga burri me të cilin ishte në kontakt, detyrohet ta denoncojë për herën e tretë

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një 27-vjeçare e ka denoncuar në Polici personin me të cilin ka pasur një raport të afërt, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima e ka raportuar të dyshuarin mbrëmë pas mesnate, me ç’rast ka deklaruar se pavarësisht denoncimeve të mëhershme ndaj tij, i njëjti ka vazhduar t’i shkaktojë telashe.

E frikësuar dhe e shqetësuar përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i njëjti edhe gjatë ditës së djeshme e ka kërcënuar, për çka ajo ka deponuar dëshmi.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  “Bombardimet e NATO-s nuk ishin për paqe”, dëshmia kontroverse e ushtarakut amerikan