“E kanë pru të lidhun” – Drejtori i KEK-ut dërgohet në QKUK pas bastisjes

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është shoqëruar sot në polici pas bastisjes së kryer në banesën e tij.

Pas kësaj, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, nga ku më pas edhe është liruar, shkruan lajmi.net.

“E ka pru policia të lidhun. Edhe tani e kanë marrë”, konfirmuan nga Emergjenc e QKUK-së për lajmi.net.

Paralelisht me bastisjen në shtëpinë e Krasniqit, Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë bastisur edhe zyret qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Deri tash, ka konfirmim për aksionin, mirëpo nuk dihet për të arrestuar të tjerë.

Lexo edhe:  Dyshohet për vjedhje të rëndë në depon e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë, bie në pranga 67-vjeçari