Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarë dalin jashtë të frikësuar

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”- ka thënë Gara.

Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përderisa të njëjtat kanë rezultuar të rreme.

Lexo edhe:  Dy persona tentojnë të futen në dhomën ku po trajtohet “Italiani”, intervenon Policia