Konflikt familjar në Pejë, i moshuari denoncohet për dhunë ndaj gruas dhe djalit

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari. E në shumë raste, konfliktet tejkalojnë muret e shtëpisë, duke u dashur me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Leshan të Pejës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se nënë e bir kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku kanë deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.

Si rezultat i denoncimit, 66-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, i moshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Në ora 8:00 fluturimi i parë drejtë Evropës, pa viza