Prezentohet aramatimi i kapur nga Policia në Veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur një konferencë para gazetarëve.

Në këtë konferencë është prezentuar aramtimi që u kap në Zveçan më saktësisht afër Rudares.

Ministri Sveçla ta se grupet terroriste kishin planifikuar sulme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, ndaj Policisë së Kosovës dhe grupeve të tjera.

Armatimi është mbetje e grupeve terroriste të Milan Radojçiqit, të mbështetura nga Aleksander Vuçiq.

Drejtori Hoxha tregoi se çfarë është konfiskuar gjatë bastisjes së sotme:

1588 municione fishek
10 armë të gjata
62 copë shok bomba
1.5 kilogramë eksploziv plastik
Pajisje për radiolidhje
38 karikatorë të mbushur
Maska
Uniforma të ushtrisë serbe

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për familjen Gara: Vdes në moshë mjaft të re, Hysen Gara