Flamuri palestinez valëvitet në një restorant të njohur të Prevallës

Flamuri shtetëror i Palestinës është vendosur majën e një kulle dekoruese të njërit prej restorantve më të njohur, në Prevallë.

Bëhet fjalë për “Kullën e Jetimit”, e cila është solidarizuar me popullin palestinez.

Përgjegjësi i restorantit, Kemajl Jonuzi në një prononcim për Indeksonline-n ka dhënë sqarime rreth vendosjes së flamurit palestinez.

Afër këtij të fundit, janë vendosur edhe tre sish, ai kombëtar, i Kosovës dhe i Turqisë.

“E kemi pa në Washington dhe New York. Për atë e kemi qitë. Pasi e kanë qitë ata, thash ta qes edhe unë. E ka qitë Franca, Anglia. Kurrgja s’kam me shtue, a po merr vesh ajo?”, tha ai.

Më tej, Jonuzu shtoi se do të vendoste edhe flamujë të tjerë, por e posedon vetëm një.

“S’i kam edhe nja 4-5 se i kisha qitë, flamujtë të Palestinës. Se di pse po ju intereson, pse…? Raportoni për ata çka duhet me raportue, pse e kemi qitë flamurin e Palestinës është turp. Krejt Amerika, Anglia e ka qitë…”, tha ai.

Lexo edhe:  Ra në një gropë të rrugës në Skenderaj dhe dëmtoi veturën, qytetari padit Qeverinë