I riu në Prishtinë kapet mat me drogë, përfundon në stacion policor

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë, ka ndalur për kontroll një 23-vjeçar.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një ‘joint’.

I riu është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Lexo edhe:  Momenti kur shpërthen zjarri në Podujevë, punëtori tenton ta ndezë zjarrin me benzinë