Policia zbarkon në një shtëpi në Pleshinë të Ferizajt, i gjejnë diçka një personi

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer një bastisje në fshatin Pleshinë të Ferizajt, pas informacioneve se një person posedon armë.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 54-vjeçar, në shtëpinë e të cilit është kryer kontroll, me ç’rast është gjetur një revole dhe mbi 10 fishekë, që i mbante pa autorizim.

Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lexo edhe:  Burri në Malishevë e rrah gruan me raketë tenisi, përfundon në pranga