“Gjetja e një banese me qira në Gjermani është si intervistë pune”

Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive e Odës ekonomike gjermano-kosovare, ka deklaruar se gjetja e banesës me qira në Gjermani është shumë e vështirë “si të shkosh në intervistë pune”.

Ajo ka thënë të enjten në Konfront të KTV-së se çmime i qirasë së banesës për banim në Gjermani është i shtrenjtë, e sipas saj, duhet të shqyrtohet mirë oferta e punës.

“Atje për banesë, është shumë vështirë, si të shkosh në intervistë pune. E zgjedh banesën që të pëlqen, edhe qiradhënësi interviston dhe lyp preferenca nga qiradhënësi paraprak. E të mos harrojmë që ajo banesë mund të kushtojë mbi 1 mijë euro”, ka thënë Hasani.

Sipas saj, ka kompani që ofrojnë paga të mëdha dhe kushte të volitshme pune, por që taksat ndaj shtetit mund të jenë të larta.

Hasani ka thënë po ashtu se “në Gjermani nuk do të dalin në aeroport punëdhënësit për të kërkuar punëtorë”.

Lexo edhe:  Edhe të miturit të varur nga droga, Policia e kap në flagrancë një 17-vjeçar në Vushtrri