Për herë të parë nga janari, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë më të madhe në dy dekadat e fundit.

Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.

Sipas Reuters, çmimet e naftës së papërpunuar në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në fillimjavë.

Rënia e naftës është shënuar për katër javët e fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori.

Lexo edhe:  Rrëfimi emocional i qytetarit për arsyen pse migroi në Francë: Shkova për t’i shëruar dy fëmijët, më vdiqën në moshën 17 dhe 32 vjeçare