E dhimbshme: Një fëmijë nga Obiliqi vdes nga një sëmundje e rëndë

Një fëmijë i shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ka vdekur nga një sëmundje e rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në një postim në Facebook.

“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të shkollës “Dr.Ibrahim Rugova”, O.S, i cili bëri përpjekje të shumta që të luftonte sëmundjen e të rikthehet përsëri në bankat e shkollës me shokët e shoqet e klasës”, ka shkruar ai.

“Mes dhimbjes e pikëllimit të thellë, shprehi ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë institucionit komunal, familjes Simnica dhe gjithë dashamirëve e farefisit. Olti, pushoftë i qetë në paqen e amshueshme e juve Zoti ju dhashtë forcë ta përballoni këtë dhimbje!”, ka shtuar ai.

Lexo edhe:  42-vjeçari në Klinë ia sheh sherrin TikTok-ut, përfundon në Polici pasi publikoi video duke shtënë me armë