Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të vazhdojnë rrymime të ngrohta ajrore dhe temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 ajo minimale deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e në disa rajone me intervale kohore me diell. Reshjet di të jenë të rralla dhe sporadike, ndërkohë që temperaturat rriten nën presionin e rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu.

Të shtunë fuqizohen edhe më shumë rrymimet ajrore nga jugu, ngase kemi afrimin e ciklonit të fuqishëm nga mesdheu qendror. Do të vazhdojnë temperaturat e larta dhe intervale kohore me diell. Vranësira fillojnë të dendësohen vonë në mbrëmje kur nga Shqipëria vijnë vranësira të dendura dhe reshje e rrebeshe shiu.

Të dielën vranët e me reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu me mundësi edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Nga e hëna me ardhjen e frontit të ftohtë ajror vijnë edhe temperaturat e ulëta polare me reshje të herëpashershme bore. Më në fund mund të përjetojmë temperaturat normale për periudhën kohore në të cilën gjendemi. Fjolla bore lokalisht priten edhe në zonat e ulëta, por për momentin nuk priten reshje të mëdha bore përpos disa zonave kodrinore-malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  U vra sot në atentatin e Fushë-Krujës, kush ishte Brilant Martiaj kushëriri i Ervis Martinaj i dyshuar për vrasjen e efektivit në Lezhë (FOTO)