Xhamia e Ibrit, simboli që pret t’i rikthehet Mitrovicës

E ndërtuar në vitin 1777, ndërsa e djegur më 2 maj 1999, xhamia e Urës së Ibrit, për mitrovicasit simbolizon identitet e histori, fakte të cilat sipas tyrë janë arsye që të nisë ri-ndërtimi i këtij objekti, e i cili nuk duhet ta pengojë askë. Ndërkohë njohës të zhvillemeve në pjesën veriore janë të mendimit se shkatërrimi dhe pengimi i ri-ndërtimit të xhamisë së urës së Ibrit, është problem që lidhet me urën kryesore të Ibrit, e të cilat duhet të zgjidhen të dyja njëkohësisht, pasi qëllimi është lëvizja e lirë e jo ndonjë prapavijë tjetër

Në kuptimin e fshehjes së provave, thuhet se nuk egziston krim perfekt.

E njëjta vlenë edhe për djegien e urës së Ibrit.

Këtu mund të jenë shkatërruar themelet e xhamisë, por jo edhe historia e saj, e cila sipas historianëve daton që para 200 viteve.

“Këtu jemi në truallin e xhamisë së Ibrit, u thirr xhamia e Ibrit. Ka qenë një xhami e vogël e ndërtuar në vitin 1777, është ndërtuar nga kumuniteti i atëhershëm musliman, ka qenë xhami tradicionale shqiptare sepse nga vet arkitektura tregon në gjë të tillë. Nuk ishte me kupolë ishte me qati me katër-ujna”, ka thënë Pajazit Hajzeri.

Xhamia e cila u dogj nga serbët më 2 maj të 99-s, sipas historianit Hajzeri është rast unik dhe nuk bënë pjesë në objektet e shkatërruar tërërisht, të cilat sipas konventave ndërkombëtare nuk para-pëlqehen që të rindërtohen.

Fatin e kësaj xhamije sipas Hajzerit e kanë pasur faltore të tjera në këtë zonë, derisa sa bënë një krahasim me objektet ortodokse.

“Sa i përket kishave, kisha ortodokse serbe është në pjesën jugore të qytetit. Aty është prifti, popi serb me familjen  e vet, që banon aty, i mbanë të gjitha ritet. Kurrë askush nuk i ngacmon as nuk merret me ta. Është Policia e Kosovës, e kanë oborrin e vet, truallin e vet ku e kanë të rrethuar, nuk merret me ta askush me ta. Por jo vetëm këtu, por gjema ndonjë rast në ndonjë kishë që shkoi dikush edhe bëri diçka të keqe, besimtarëve serbë, as në Pejë as në Deçan, as në Graçanicë në asnjë vend”, ka shtuar Hajzeri.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky 5 lekësh ra nga xhepi i rojes që u vra tek Top Channel

Në xhaminë e shekullit XVll deri para luftës, faleshin boshnjakë, e shqiptarë, të gjithë pa dallime, të cilët i përkisnin besimit Islam. Ata që ishin në moshë të rritur atë kohë e kujtojnë me nostalgji këtë objekt, i cili sipas tyre duhet sa më shpejtë të ri-ndërtohet.

“Unë në këtë xhami jamë falë para 30 viteve edhe xhumanë edhe të tjera vakte sa kam mund me u falë, e di këtë xhami shumë mirë nuk ka qenë shumë xhami e madhe e vogël ka qenë. U kanë funksionale jemi falur kemi qëndru shumë herë aty…Ata po ndërtojnë kisah ku po duan sa po mujnë, këto janë të kultit fetar nuk bënë me pas pengesa. Asnjë pengesë nuk e ka bërë xhamia”, ka thënë Rezmi Osmani.

“Qysh more nuk kanë nevojë, para 100 viteve kanë pasur nevojë e sot nuk kanë?!. Ata atje e ndërtuan kishën, a e pengoi dikë jo. E pse, kërkujt nuk duhet me i pengu, atje janë populli janë musliman, vijnë në xhami falen edhe u kry puna”, ka thënë një banor tjetër, Nebi Gjinovci.

Ndonëse objekti përfaqëson besim fetar, sipas profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiut, problemi ka karakter politik e prapavijë tjetër.

“Ura është bërë problem jo pse nuk ka kalohet prej urës në veri sepse janë disa ura të tjera edhe ku në thojza “mund të invadojnë shqiptarët drejt veriut”. Por ky problem është bërë që të mbyllet çështja e xhamisë e cila si simbol i pranisë së shqiptarëve në pjesën veriore i ka pengu serbëve, dhe por mos me u hapë puna e xhamisë ata vazhdimisht e kanë lënë me u diskutu me urën”, ka thënë Spahiu.

Të premten, Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore mori vendim që ura e Ibrit të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Lexo edhe:  Sherri që plasi për një shikim, ky është 57-vjeçari që dyshohet se sulmoi fizikisht 27-vjeçarin në Ferizaj

Pas kësa është përmendur edhe një hapë tjetër, vendimi edhe për rindërtimin e xhamisë e cila për një kohë kishte qenë edhe simbol isntitucinal i Mitrovicës.